Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Hoti nga Reçaku: Drejtësia vonon por do të vendoset një herë e përgjithmonë

NULL NULL
15.01.2021 09:40

Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti, ka bërë homazhe në Reçak, 22 vjet pas masakrës më të dhimbshme kundër njerëzimit, njofton Klan Kosova.

Gjatë fjalimit të tij, Hoti tha se Reçaku është vend i veçantë dhe se drejtësia nganjëherë vonon por do të vendoset një herë e përgjithmonë.

“Sot në këtë ditë të veçantë, me bashkëpunëtorë, anëtarë të kabinetit kemi bërë nderime në këtë vend ku ka ndodhur ngjarje e tmerrshme. Në Kosovë kanë ndodhur plot ngjarje të tmerrshme, masakra gjithandej. Fillimi I vitit gjithmonë është I dhimbshëm për plot familje por ky vend është më I veçantë. Ngjarja që ka ndodhur këtu ka sensibilizuar mbarë botën për gjendjen, terrorin, vrasjet që në atë kohë kanë ndodhur në Kosovë. Asnjëherë nuk do të jenë të qetë këta trupa derisa ata që kanë kryer këto vepra të marrin dënimin e merituar. Drejtësia nganjëherë vonon por do të vendoset një herë e përgjithmonë”, tha Kryeministri në detyrë.

lajme të ngjashme