Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Hoti: Mosemërimi i një anëtari të Trustit shkelje që s’duhet të kalojë pa përgjegjësi

NULL NULL
29.05.2024 11:00
Avdullah Hoti

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Avdullah Hoti, ka folur sot rreth mosemërimit të një anëtari të bordit të Fondit të Kursimeve Pensionale, që vie nga radhët e sindikatave.

Hoti tha se kjo është shkelje ligjore që nuk duhet të kaloj pa dhënë përgjegjësi nga shkelësit e ligjit.

“Të drejtat sindikale në Kosovë janë nëpërkëmbur nga Qeveria Kurti në vazhdimësi. Reagimi i fundit i IKD-së është dëshmi shtesë për këtë. Një anëtar i Bordit të Trustit të Kursimeve Pensionale, i cili përfaqëson punëtorët dhe vjen nga sindikatat, nuk u emërua asnjëherë. Fillimisht, Trusti u la pa bord për disa muaj, ku për pasojë miliarda euro mbetën pa menaxhim adekuat. Kur u emërua bordi para gati një viti, nuk u përfshi edhe anëtari nga sindikatat. Arsyet që u dhanë për këtë ishin se asnjëri nga aplikantët nuk i plotësonte kushtet ligjore. Nga ajo kohë nuk është rishpallur konkursi”, tha Hoti.

Hoti si përgjegjës për këtë i konsideron guvernatorin e Bankës Qendrore të Kosovës, ministrin e Financave si dhe auditoren e Përgjithshme.

Ish kryeministri i Kosovës thotë se kjo neglizhencë është e qëllimshme.

” Këta tre zyrtarë të lartë të shtetit, që përfaqësojnë shtyllat e institucioneve që menaxhojnë e mbikëqyrin çështjet ekonomike e financiare në Kosovë, e kanë neglizhuar obligimin e tyre ligjor që punëtorët të kenë përfaqësuesin e tyre në Bordin e që menaxhon kursimet e tyre pensionale”, tha ai.

“Kjo neglizhencë nuk ka si të mos jetë e qëllimshme. Gjatë gjithë mandatit të kësaj qeverie, sindikatat janë luftuar e janë neglizhuar. Ato nuk janë marrë parasysh në përgatitjen e ligjit të pagave, e as të ligjit për zyrtarët publik. Të dyja këto ligje kanë përfunduar në Gjykatën Kushtetuese dhe është dashur të ndryshohen”, theksoi Hoti.

“Gjatë mandatit të kësaj qeverie, e cila veten e quan të majtë, ka rënë organizimi sindikal. Kjo dëshmohet nga përgjysmimi i pagesave të anëtarësisë në sindikata, që ka ardhur nga presioni i qeverisë ndaj sindikatave në nivele të ndryshme të organizimit sindikal dhe në forma të ndryshme”, konsideron deputeti i LDK-së.

“Sindikatat sot kanë të drejtë të padisin shtetin dhe këta tre zyrtarë për shkelje të ligjit. Neglizhenca për zbatim të ligjit është shkelje e ligjit, dhe shkelja e ligjit është vepër penale”.

lajme të ngjashme