Hoti: Me këto veprime, Kurti po i vë njollë rendit kushtetues dhe demokracise në Kosovë NULL NULL 04.03.2025 19:48 04.03.2025 19:48 Foto arkiv: Avdullah Hoti. Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se refuzimi i Kurtit për t’u paraqitur në prokurori është përdhosje e shtetit dhe institucioneve të Kosovës. Përmes n një postimi në rrjetin social, Facebook, Hoti shkroi se këto sjellje të Kurtit po i vënë njollë rendit kushtetues dhe demokracise në Kosovë, e cila merret si shembull në rajon dhe më gjerë, shkruan Klankosova.tv “Sot, Kosova ka qenë në titujt e mediave ndërkombëtare për këtë sjellje të Kurtit. Por ky nuk e ka për herë të parë që i vë njolla shtetit të Kosovës. Njësoj ka ndodhur edhe kur gjuante gaz në Kuvend, apo kur protestonte disa ditë para shpalljes së pavarësisë. Barazia para ligjit është fundamenti i demokracisë. Nuk ka rrugë tjetër, nuk ka shpëtim askush nga drejtësia. Është vetëm çështje kohe”, shkroi ndër të tjerash anëtari i kryesisë së LDK-së, Avduallah Hoti.