Hoti: Heqja e vizave është lajm i mirë sepse u punua për shumë vite që qytetarët të lëvizin lirshëm NULL NULL 18.04.2023 15:22 18.04.2023 15:22 Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka uruar qytetarët e vendit për liberalizimin e vizave. Hoti, përmes një postimi në Facebook, tha se për këtë ditë u punua shumë për vite me radhë dhe, sipas tij, padrejtësisht u zvarrit nga kauzat e brendshme dhe vullneti i disa vendeve të Bashkimit Evropian. “Në Parlamentin Evropian sot është votuar pro heqjes së vizave për Kosovën. Heqja e vizave është lajm i mirë sepse është punuar për shumë vite që qytetarët të lëvizin lirshëm dhe padrejtësisht u zvarrit nga bllokadat e kauzat e brendshme dhe nga vullneti i disa vendeve të BE-së. Kjo ditë është historike për qytetarët e Republikës së Kosovës. Urime!”, ka shkruar Hoti në Facebook. Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Gruda (PDK): Qeveria Kurti e emëroi dhe po e mban kundërligjshëm kryeinspektorin e Punës 2 months