Hoti e Vuçiq vazhdojnë dialogun të hënën, Lajçak thotë se Asociacioni duhet të adresohet si pjesë e marrëveshjes finale NULL NULL 24.09.2020 19:48 24.09.2020 19:48 I dërguari special i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak ka thënë se të hënën do të vazhdojë dialogu mes Kosovës e Serbisë, drejtuar nga kryenegociatorët, Kryeministri kosovar Avduallah Hoti dhe Presidenti serb Aleksandar Vuçiq. Lajçak thotë se temë diskutimi e këtij takimi do jenë çështjet financiare dhe prona, njofton Klan Kosova. Por, sipas tij Asociacioni nuk do të jetë temë e rendit të ditës, ndonëse kjo duhet të adresohet si pjesë e marrëveshjes përfundimtare. ”Kryenegociatorët do të takohen të hënën për të vazhduar diskutimet mbi pretendimet financiare dhe pronën. Asociacioni/Komuniteti nuk do të jetë në rendin e ditës pasi njëra palë nuk është ende e gatshme për të diskutuar. Por kjo duhet të adresohet si pjesë e Marrëveshjes Gjithëpërfshirëse siç është rënë dakord në takimet e udhëheqësve”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Policia konfirmon raportimin e Klankosova.tv: Mesazhi për bombë dyshohet se erdhi nga Serbia 05/07/2025
Kosova Temperaturat e larta, MPB me vendim ndalon ndezjen e zjarreve në ambiente të hapura 05/07/2025
Kosova Osmani: Mbrojtja e të drejtave të pacientëve, indikator i rëndësishëm i funksionimit demokratik të shtetit 05/07/2025