Hoti: Distria dhe Nora po e nderojnë vendin tonë NULL NULL 08.02.2020 19:37 08.02.2020 19:37 Zëvendëskryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, është shprehur shumë i kënaqur me sukseset e xhudisteve kosovare Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova, në Grand Slamin e Parisit. Hoti tha se ndihet krenar me sportistet. “Distria Krasniqi me medalje të artë, ndërkaq Nora Gjakova me të bronztë në Grand Slam të Parisit. Ju lumtë. Krenar në ju. Po e nderoni vendit tuaj “- ka shkruar Hoti.