Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Holyfield nokautohet për tre minuta (VIDEO)

NULL NULL
12.09.2021 10:46

Kampioni i pesëfisht i botës në boks Evander Holyfield, është nokautuar për tre minuta nga ish-ylli i UFC Vitor Belfort.

Rikthimi i Holyfield nuk zgjati shumë pasi që gjyqtari i meçit u detyrua ta ndërpriste luftën.

58 vjeçari ishte i ngadalshëm dhe pa ritëm që prej fillimit të luftës dhe pësoi nokdaun herët pasi e mori një goditje të fuqishme nga një grusht i fortë nga kundërshtari i tij.

Holyfield pasi u çua sërish në këmbë mori edhe disa goditje të forta nga Belfort dhe përfundoi në dysheme për herën e dytë.

Evander Holyfield ia doli të ngrihej në këmbë në kohë por një sulm i vrullshëm i Belfortit e detyroi gjyqtarin ta ndërpresë meçin dhe ish-ylli i arteve të përziera marciale fitoi me nokaut teknik qysh në rundin e parë.

Meçi u zhvillua në Florida të shtunën mbrëma.

58-vjeçar dhe pesë herë kampion i botës, u pajtua të ishte zëvendësues i Oscar De La Hoya, i cili ishte tërhequr nga lufta për shkak se ishte infektuar me COVID-19.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.