Holstein Kiel afër Bundesligës, ndeshja e dytë e barazhit Kiel – Koln ekskluzivisht në Artmotion NULL NULL nga Engjëll Bërbatovci 29.05.2021 08:30 nga Engjëll Bërbatovci 29.05.2021 08:30 Dita e shtunë do të vazhdojë me ngjarje sportive. Ndeshja e fundit nga futbolli gjerman do të jetë ajo e barazhit për një vend në Bundesligë mes Holstein Kiel – Koln që do të jetë vendimtare për të dy skuadrat. Takimi fillon në orën 18:30 dhe transmetohet ekskluzivisht në Art Sport 1. 18:30 HOLSTEIN KIEL – KOLN ART SPORT 1 Ndeshja e dytë e barazhit për një vend në Bundesligë do të zhvillohet në stadiumin “Holstein-Stadion”. Nikoqirët e Kiel në ndeshjen e parë kanë bërë surprizën duke fituar me rezultat 1-0. Golin për skuadrën modeste që sezonin e përfundoi në vendin e tretë në Bundesliga 2, e shënoi Simon Lorenz në minutën e 59-të. Megjithëse ishte një ndeshje e dominuar nga Kolni, Holstein Kiel tani ka gjasa më të mëdha për ta siguruar një vend në Bundesligë sezonin e ardhshëm. Holstein Kiel, 11-shja e mundshme startuese: Horn, Katterbach, Czichos, Bomauë, Schmitz, Skhiri, Ozcan, Jakobs, Duda, Ëolf, Hector. Koln, 11-shja e mundshme startuese: Gelios, Neumann, Wahl, Komenda, van de Bergh, Bartels, Lee, Ignjovski, Hauptmann, Porath, Serra.