Holanda fiton miqësoren e dytë ndaj Dardanëve në futsall NULL NULL 06.04.2021 23:48 06.04.2021 23:48 Kombëtarja e Kosovës në futsall ka pësuar humbje ndaj Holandës me rezultat 1-3. Por, trajneri i kombëtares, Arben Simitçiu, mendon se janë në rrugë të mirë për të ardhmen, raporton FFK, transmeton Klan Kosova ”Këto miqësore kanë qenë të mirëseardhura për ne. I kemi provuar të gjitha gjërat që i kemi planifikuar dhe lojtarët i kanë aplikuar detyrat që i kemi dhënë gjatë këtij kampi. Mendoj se jemi në rrugë të mirë dhe ardhmja jonë në futsall do të jetë e shndritshme”, tha Simitçiu. Simitçiu po ashtu pati përgëzime për lojtarët e tij, dhe e vlerëson se kanë bërë futsall evropian. ”Sidoqoftë, në zhveshtore i përgëzova lojtarët për paraqitjen e tyre sepse brenda 24 orëve kemi luajtur dy ndeshje me intensitet tejet të lartë dhe kemi bërë futsall evropian”. Kombëtarja e Kosovës në futsall me 3 prill udhëtoi në Holandë, ndërsa për Simitçiun ishte paraqitja e tij e parë si trajneri i ri Dardanëve.