Hodaj: Procesi i gradimit për rreshter të kthehet në pikën zero NULL NULL 09.07.2024 12:45 09.07.2024 12:45 Inspektorati Policor i Kosovës. Foto ilustruese Kryeshefi i Inspektoratit Policor të Kosovës, Kushtrim Hodaj, ka thënë se pret që procesi i gradimit për rreshter në Policinë e Kosovës të kthehet në pikën zero. Këtë deklarim ai e bëri gjatë raportimit në Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes. Hodaj theksoi se në këtë konkurs nuk është plotësuar kriteri etnik. “Si rezultat i këtij inspektimi kemi siguruar materiale që lidhen me procesin. Kemi ardhur në fazën që kemi hartuar një dokument me listën e te gjeturave. Siç e kemi cekur në dokument, kemi vënë në pah që në procesin e gradimit janë bërë disa lëshime. Kemi gjetur që nuk ka harmonizim të kohëzgjatjes dhe niveleve të gradimit për të fituar të drejtën për të aplikuar”, tha ai. I pari i IPK-së shtoi se kanë dërguar tetë rekomandime në Policinë e Kosovës për rishikimin e Udhëzimit Administrativ për këtë gradim. Ai tha se pret nga drejtori i Policisë së Kosovës që të sigurojë një proces me kredibilitet. “Të gjeturat tona vejnë në pah që është cenuar kredibiliteti i procesit. Dhe ne presim qe procesi të kthehet në pikën zero”, shtoi ai. Derisa më herët policia e Kosovës ka njoftuar se e kanë anuluar konkursin e gradimit për rreshter. Policia e anulon konkursin për gradimin me gradën rreshter