Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

”Hitchhiker” rikthen këngët e Neil Young (VIDEO)

NULL NULL
07.08.2017 15:30

Adhuruesit e këngëve të kanadezit, Neil Young, do kenë mundësinë t’i dëgjojnë ato edhe njëherë në sesion të mbledhur në albumin e quajtur Hitchhiker.

Kjo pasi 10-të këngët e regjistruara të tij në vitin 1976, të gjitha me kitarë akustike, do të realizohen në një fonograf të ri, që do të lansohet për publikun më 8 shtator të këtij viti, transmeton Klan Kosova.

Shumë prej këngëve të muzikantit të njohur kanadez, Neil Young, kanë dalë në sipërfaqe në albumet e mëparshme edhe pse në forma të ndryshme.

Hitchhiker do të përmbajë gjithashtu një çift të këngëve që nuk kanë dalë kurrë më parë – “Hawaii” dhe “Give Me Strength”, të cilën Young ka shfaqur herë pas here, transmeton Klan Kosova.

Hitchhiker u regjistrua me David Briggs, i cili ndihmoi të prodhojë shumë nga albumet më të famshme të Young, duke përfshirë Everybody Knoës This Is Noëhere, After the Gold Rush and On the Beach. John Hanlon, një bashkëpunëtor tjetër për një kohë të gjatë, kontribuoi në disa post-prodhime në regjistrimet origjinale të Malibu.

 

lajme të ngjashme