Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Historike: Për herë të parë pesë gjyqtarë nga Kosova ndajnë drejtësi në një ndeshje “Playoff-i” të UEFA-s

NULL NULL
17.08.2025 13:24
Genc Nuza. Foto nga arkivi

Një moment historik është shënuar për gjyqtarët kosovarë.

Për herë të parë, pesë referë nga Kosova do të ndajnë drejtësi në një ndeshje të fazës “play-off” në garat evropiane të UEFA-s.

UEFA ka deleguar Genc Nuzën si gjyqtar kryesor për sfidën mes Strasbourg dhe Brondby në kuadër të “play-offit” të Ligës së Konferencës.

Kjo ndeshje do të zhvillohet të enjten në “Stade de la Meinau” në Francë, duke nisur nga ora 20:00.

Në këtë përballje, ai do të ketë përkrah asistentët Bujar Selimaj dhe Granit Hyseni.

lajme të ngjashme