Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Historia e veçantë e Payet

NULL NULL
11.08.2015 12:09
Futbollisti francez, Dimitri Payet, ishte një nga lojtarët kryesor të West Hamit të Slaven Bilicit në fitoren 2:0 ndaj Arsenalit në Emirates Stadium.

Të gjithë e dinë se Payet është përforcim i mirë i mesfushës së West Hamit, gjë e cila u vërtetua në ndeshjen e parë të Premier League.

Kjo ka bërë që të rritet interesimi për të mësuar gjëra nga e shkuara e tij, transmeton Klan Kosova.

Si 18 vjeçar, Payet stërviste dhe punonte si shitës në një dyqan veshmbathjesh.

Ai sapo i kishte hyrë karrierës profesionale me Nantes dhe sipas medieve franceze ishte dyshues në zgjedhjen e karrierës. Fatmirësisht, për të gjithë futboll-dashësit, ai zgjodhi këtë sport; pjesa tjetër është histori.

Payet kaloi dy vite tek Nantes, katër tek Saint-Etienne, dy tek Lille dhe para se të kalonte tek West Ham, dy të tjera tek Marseille.

Të dielën, Payet asistoi në golin e parë, por jo vetëm kaq. Gjatë gjithë ndeshjes ai kontrolloi lojën e West Hamit, duke i pamundësuar Arsenalit të bënte diçka në mesfushë.

Kush do të mendonte se i riu modest që punonte në dyqan, pas 10 vitesh do të udhëhiqte West Hamin në fitoren e parë ndaj Arsenalit që nga prilli i vitit 2007.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.