Historia e vajzës 22 vjeçare që shkeli çatinë e botës NULL NULL 09.03.2019 19:32 09.03.2019 19:32 Eversti, është mali më i lartë dhe më mistik botë, pavarësisht këtyre disa alpinistë vazhdojnë ta kenë synim arritjen në 8 mijë 848 metra Bonita Norris është një nga ata – ëndërrimtare kokëfortë; në vitin 2010, në moshën 22-vjeçare, ajo u bë gruaja më e re britanike që shkeli këtë maje. në shkallë të malit legjendar. Në moshën 20 vjeçare kur moshatarët e saj shijojnë kohën më të bukur të rinisë, ajo nisi ta mendojë ngjitjen në Everest, transmeton Klan Kosova. Deri në atë kohë gjëja më e lartë që kishe ngjitur ndonjëherë – ishte një pemë. Vetëm dy vjet më vonë, ajo arriti në ballkonin e botës, në Everest. Megjithatë lëshimin nuk e kishte të lehtë. Ajo kishte rrëshqitur dhe si pasojë kishte marrë lëndime në kokë, ndërsa këmbët e saj kishin ngrirë shpejtë, duke rrezikuar të ngrihej e gjitha. Norris kishte vazhduar ecjen, duke i shpëtuar kështu vdekjes në malin që për çdo vjet merr shumë jetë, transmeton Klan Kosova. Udhëtimi i saj ka qenë dhe mbetët motivues për shumë njerëz që dyshojnë në aftësitë e tyre fizike. Rrëfimi i saj ka një mesazh: mos hiqni dorë nga ëndrrat, shkoni pas instiktit tuaj edhe në ditët më të errëta. klankosova.tv