Historia e Rrahmanit lidh Kosovën me vendin tonë, thotë ambasada italiane pasi priti yllin e Napolit NULL NULL 21.06.2025 16:34 21.06.2025 16:34 Kampioni i dyfishtë i Italisë me Napolin është pritur me respekt dhe nderim nga ambasada italiane në Kosovë. Madje, këta të fundit kanë dhënë fjalë të mëdha për kosovarin që po shkruan histori atje, duke e quajtur historinë e tij si një lidhje midis Kosovës dhe Italisë. “Një mbrëmje e veçantë në Ambasadë me Amir Rrahmanin. E shënuam suksesin e tij në Serie A me Napolin”, thuhet në postimin e ambasadës italiane në X. “Një histori talenti, përkushtimi dhe lidhjeje mes dy vendeve tona. Urime, Amir!” *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.