Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Historia e pazakontë e qenit që u fiksua pas stjuardesës

NULL NULL
09.08.2016 19:00

Kur qeni i pastrehë Rubio e kishte parë për herë të parë stjuardesën gjermane Olivia Sievers, ai kishte vendosur që të bënte gjithçka që ajo ta adoptonte, shkruan Daily Mail, transmeton Klan Kosova.

Sievers e kishte trajtuar me shumë dashuri qenin kur e kishte parë për herë të parë në Buenos Aires para gjashtë muajsh. Ajo i kishte dhënë atij ushqim dhe kishte filluar kampanjën për t’i gjetur një familje.

Rubio çdo ditë priste jashtë hotelit të saj, duke qëndruar zgjuar tërë natën.

Qeni ishte fiksuar me të edhe nuk i ndahej në asnjë hap. Sievers ka thënë se kishte provuar edhe të ndryshonte rrugë e të mos kalonte gjithmonë në të njëjtat lagje, por ai gjithnjë kishte gjetur një mënyrë për ta ndjekur.

Pas tërë kësaj historie, ajo më në fund ka vendosur vetë që ta adoptojë qenin që s’iu nda për gjashtë muaj rresht.

370869A800000578-0-image-m-145_1470742489297 3708695800000578-0-image-a-146_1470742495864

lajme të ngjashme