Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Himara në zgjedhje më 4 gusht

NULL NULL
08.07.2024 09:34
Foto ilustruese.
Foto ilustruese.

Qytetarët në Himarë do t’u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur një kryetar të ri Bashkie.

Himara do të mbajë zgjedhje më datën 4 të muajit të ardhshëm, datë kjo e cila është përcaktuar nga presidenti shqiptar, Bajram Begaj, shkruan Abcnews.al, transmeton Klankosova.tv.

Begaj ka njoftuar se kjo datë është cilësuar alternativa më e mirë që plotësoi nevojën për përgatitjen dhe zhvillimin e një fushate të rregullt zgjedhore.

Ndërkaq, Partia Socialiste ka zyrtarizuar kandidaturën e saj për këto zgjedhje dhe kandidati është Vangjel Tavo.

Aktualisht kjo bashki drejtohet nga Arqile Bollano, pas dorëheqjes së Blerina Balës në 5 Qershor.

 

lajme të ngjashme