Hill sulmohet verbalisht nga disa gra serbe: Vrasësi po shëtit nëpër Beograd (VIDEO) NULL NULL 08.10.2023 12:28 08.10.2023 12:28 Chirstopher Hill Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi Christopher Hill, është sulmuar verbalisht nga disa gra serbe, teksa po shëtiste me bashkëshorten e tij rrugëve të Beogradit. Sipas një videoje të publikuar në internet, supozohet se ato po protestonin për rolin e tij gjatë 1999-tës, kur Serbia ishte bombarduar nga NATO-ja. “Vrasësi po shëtit në Beograd”, dëgjohen duke thënë ato. “i ftohtë si vdekja”, “vrasësi i fëmijëve”, vazhduan gratë. Por, diplomati amerikan nuk reagonte dhe vazhdonte rrugën e tij. Christopher Hill, ishte i caktuar si emisar special për zgjidhjen krizës së Kosovës.