Hill: Selimi e Krasniqi ishin të dedikuar për pavarësi, UÇK-ja forcë shtytëse NULL NULL 11.11.2025 16:37 11.11.2025 16:37 Christopher Hill, e ka vazhduar dëshminë e tij edhe sot në Hagë, i ftuar nga mbrojtja e ish-presidenti Hashim Thaçi. Ai foli edhe për dy nga ish-krerët e UÇK-së Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqi, për të cilët tha se ishin persona të dedikuar për Pavarinë e Kosovës. “Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, ishin persona shumë dedikuar për Pavarësinë e Kosovë dhe UÇK-ja ishte forca shtytëse”, deklaroi ai para trupit gjykues. Ish-diplomati amerikan, përveç kontakteve me Hashim Thaçin, u pyet edhe për Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin. Ai për Kadri Veselin, tha se nuk i kujtohej se kur e ka dëgjuar emrin e tij. “E kam dëgjuar emrin, por ti më pyet për emra që mund të kem dëgjuar apo jo 27 vjet më parë. Nuk e di në qoftë se këtë emër e kam dëgjuar atëherë apo më vonë”, deklaroi ai. Hill tha se nuk kishte informacion për sistemin e raportimit brenda UÇK-së. “Nuk kam informacion lidhur me sistemin e raportimit brenda UÇK-së. Sigurisht që Shtetet e Bashkuara kishin mundësi ose aftësi që të gjenin strukturat e UÇK-së. Unë personalisht nuk kam informacion sa i takon sistemit të brendshëm të UÇK-së”. I pyetur nëse ekzistone një njësit zbulimi dhe kundërzbulimi, Hill tha: “Mendoj se duhet të ketë pasur një sistem të tillë, por nuk kam informacion”./ Klankosova.tv.