Hill: Escobari është në Bruksel, e rëndësishme për SHBA-në që Asociacioni të bëhet sa më parë NULL NULL 27.02.2023 13:47 27.02.2023 13:47 Beograd, 24. januara 2023.- Formiranje Zajednice srpskih optina na KiM je sutinski element da bi se krenulo napred u dijalogu, izjavio je danas amerièki ambasador u Beogradu Kristofer Hil i poruèio da se tim e na prvom mestu treba pozabaviti, a da onda, kako je rekao, sledi ono to je navedeno u francusko-nemaèkom predlogu za KiM.FOTO TANJUG/ JADRANKA ILIÆ/ nr Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill tha para takimit të sotëm në Bruksel, se ky është një tjetër në një seri takimesh të rëndësishme, por se nuk mund të thotë se pret rezultate të shpejta. Diplomati amerikan në Beograd deklaroi se Bashkimi Evropian po punon shumë për të gjetur një zgjidhje që do të jetë e favorshme për të gjithë. “Procesi i Brukselit kërkon një kohë të gjatë dhe sigurisht që nuk mund të kënaqë ata që presin një rezultat të kënaqshëm menjëherë”, tha Hill. Ai beson se duhet bërë progres, sepse kanë kaluar shumë vite pa marrëveshje konkrete. “Duhet të them se nga pikëpamja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës është shumë e rëndësishme që Asociacioni i Komunave me shumicë serbe të arrihet sa më shpejt”, theksoi ambasadori amerikan, raporton Kosovo Online, transmeton Klankosova.tv. Ai tha se SHBA-ja dhe BE-ja bashkëpunojnë ngushtë, si dhe se përfaqësuesi i SHBA-së po merr pjesë sot në dialogun në Bruksel. “Përfaqësuesi ynë Gabrijel Escobar është sot në Bruksel, kështu që ne jemi në atë proces. Dua të theksoj se SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian bashkëpunojnë shumë ngushtë për këtë çështje dhe jemi shumë të përkushtuar që të punojmë së bashku për këtë”, shtoi ai, transmeton Klankosova.tv Ai theksoi veçanërisht votimin e javës së kaluar në Kombet e Bashkuara, ku një shumicë e madhe pjesëmarrësish mbështetën vendimin që i referohet thirrjes ndaj Rusisë që të tërhiqet dhe të ndalojë agresionin e tmerrshëm ndaj fqinjit të saj, transmeton Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Policia konfirmon raportimin e Klankosova.tv: Mesazhi për bombë dyshohet se erdhi nga Serbia 05/07/2025
Kosova Temperaturat e larta, MPB me vendim ndalon ndezjen e zjarreve në ambiente të hapura 05/07/2025
Kosova Osmani: Mbrojtja e të drejtave të pacientëve, indikator i rëndësishëm i funksionimit demokratik të shtetit 05/07/2025