Hidhet tritol para agjencisë së funeraleve në Shkodër NULL NULL 29.08.2024 09:06 29.08.2024 09:06 Foto ilustruese, stacioni policor në Shkodër Në orët e hershme të së enjtes, rreth orës 03:20 në lagjen “Skënderbeg” të Shkodrës, dyshohet se është hedhur tritol në derën e njërës prej agjencive funeralesh. Sipas policisë nuk është hedhur shumë tritol, dhe nuk ka të lënduar, përveç dëmeve materiale, përcjell Klankosova.tv. Ende nuk dihen më shumë detaje, ndërsa grupi hetimor vijon me punën për identifikimin e autorëve.