Hidhet shorti i Botërorit, këto janë grupet NULL NULL 05.12.2025 20:15 05.12.2025 20:15 Sonte u hodh shorti për grupet në Kupën e Botës 2026 që do të mbahet në ShBA, Kanada dhe Meksikë. Kosova, nëse kualifikohet për Kupën e Botës, do të ketë punë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës si nikoqire dhe bartëse e grupit D, si dhe Paraguain dhe Australinë. Ndërkaq, Shqipëria, në rast se e kalon Playoffin, do të ketë punë me Holandën, Japoninë dhe Tunizinë. Grup deri diku i vdekjes po del ai i Francës së Kylian Mbappesë dhe Norvegjisë në top formë të Erling Haalandit që kanë rënë bashkë në grupin I bashkë me Senegalin. Grupi A (Meksikë, Kore e Jugut, Afrikë e Jugut, Fituesja e Playoffit nga rruga D) Grupi B (Kanada, Zvicër, Katar, Fituesja e Playoffit nga rruga A) Grupi C (Brazil, Marok, Skoci, Haiti) Grupi D (ShBA, Australi, Paraguai, Fituesja e Playoffit nga rruga B) Grupi E (Gjermani, Ekuador, Bregu i Fildishtë, Curacao) Grupi F (Holandë, Japoni, Tunizi, Fituesja e Playoffit në UEFA) Grupi G (Belgjikë, Iran, Egjipt, Zelandë e Re) Grupi H (Spanjë, Uruguai, Arabi Saudite, Cape Verde) Grupi I (Francë, Senegal, Norvegji, Fituesja nga Playoffi 2) Grupi J (Argjentinë, Austri, Algjeri, Jordan) Grupi K (Portugali, Kolumbi, Uzbekistan, Fituesja nga Playoffi 2) Grupi L (Angli, Kroaci, Panama, Gana)