Hezbollahu konfirmon vdekjen e komandantit të lartë në sulmin izraelit NULL NULL 20.09.2024 23:54 20.09.2024 23:54 Ambulanca pas një sulmi izraelit në Bejrut, Liban, më 20 shtator. Reuters Hezbollahu ka konfirmuar se komandanti i lartë ushtarak Ibrahim Aqil është vrarë në një sulm izraelit. Ndërkaq, ishte ushtria izraelite ajo që më herët pretendoi se kishte “eliminuar” Ibrahim Aqilin, i përshkruar si kreu i sistemit operativ të Hezbollahut, shkruan Sky News, transmeton Klankosova.tv. “IDF eliminoi Ibrahim Aqilin, kreun e sistemit operativ të Hezbollahut dhe komandantin aktual të Forcave Radëan”, thuhej më herët në deklaratën e kësaj ushtrie.