Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Hetohet shembja e gurëve në rrugën Pejë-Rugovë, Nikçi: U rrezikuan qytetarët (VIDEO)

NULL NULL
04.04.2025 09:57
Shembja e gurëve Pejë-Rugovë

Të enjten, Prokuroria Themelore e Pejës ka nisur hetimet për shembjen e gurëve në rrugën Pejë-Rugovë.

Lidhur me këtë, për “Ora Shtatë” është deklaruar zëdhënësi i kësaj prokurorie, Shkodran Nikçi.

Ai thotë se hetimet kanë filluar për shkak të rrezikut që iu është paraqitur qytetarëve, transmeton Klankosova.tv.

“Pas situatës së krijuar, ku ka pasur disa dëme të shkaktuara në automjete, dhe duke u rrezikuar jeta e qytetarëve nga shembja e gurëve dhe bllokimi i rrugëve, kryeprokurori e ka parë të arsyeshme që të hapet rast për veprën penale ‘shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’, i cili ka autorizuar Policinë e Kosovës që të dalin në vendin e ngjarjes, të përpilojnë raporte, ku të njëjtat raporte do të na shërbejnë se a ka elemente të veprës penale ndaj personit fizik apo personit juridik, dhe pas marrjes së këtyre raporteve do të merren veprime të mëtutjeshme ligjore”, tha Nikçi.

Tutje, Nikçi tha se shembja e gurëve është përgjegjësi e Ministrisë së Infrastrukturës, dhe shton nëse ka përgjegjësi penale, atëherë ndiqen rrugët ligjore.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.