Hetimi për teatrin, SPAK merr për 3 orë në pyetje Hervin Çulin NULL NULL 13.09.2022 23:52 13.09.2022 23:52 Hervin Çuli, drejtor i Teatrit Kombëtar, ishte këtë të martë në SPAK. Për tre orë me radhë Çuli dha shpjegime, u pyet nga prokurorët që po e drejtojnë hetimin e nisur pas prishjes së godinës së Teatrit Kombëtar në 17 maj 2020. Çuli është pyetur në cilësinë e personit që ka dijeni mbi rrethanat e çështjes lidhur me gjithë procedurën e ndjekur për shembjen e godinës. Hetimi për prishjen e Teatrit Kombëtar nisi pas disa kallëzimeve të bëra nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, kundrejt disa personave, mes të cilëve kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, si edhe inxhinierët e Institutit të Ndërtimit që firmosën ekspertizën, mbi bazën e së cilës u mor vendim për shembjen e objektit. Artistët pretendojnë kryerjen e veprave penale të “korrupsionit” dhe “shpërdorimit të detyrës”. /a2news