Heroina Fantastike nga Kosova NULL NULL 05.08.2015 16:23 05.08.2015 16:23 Neser në kinemanë ABC, do të shfaqet premiera botërore e filmit shumë të kërkuar “Fantastic Four”. Në këtë film që është me regji të Josh Trank, në rolet kryesore është edhe Kate Mara, që luan njërën prej katërshes fantastike me prejardhje nga Kosova, transmeton Klan Kosova. Heroina fantastike nga Kosova, a.k.a. Gruaja e padukshme Si fëmijë, Sue Storm, jetime nga Kosova adoptohet në familjen e Dr. Franklin Storm. Ajo dallon shumë prej fëmijëve të tjerë dhe kur ndodh një katastrofë, Sue zhvillon aftësi të reja. Ajo mund të bëhet e padukshme. Për ta portretizuar sa më mirë këtë heroinë, kineastët kërkonin një aktore intelegjente dhe misterioze. Ata shprehen emri i Kate Mara ishte i pari që u erdhi ndër mend. Pasi u adoptua nga Dr. Storm, shumë shpejt u vë re se kosovarja Sue ishte një fëmijë shumë i talentuar. “Ajo është shumë, shumë e zgjuar dhe punon përkrah babait të saj me të cilin është shumë e lidhur”, shprehet aktorja e këtij roli, Mara. Mara gjithashtu tregon se lidhja e Sue me vëllan e saj Johnny, është një lidhje tipike në mes të një motre dhe vëllai.