Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Hendbollisti i Trepçës, tjetër numër dhe firmë në fanellë e tjetër në shorce

NULL NULL
09.09.2022 15:32

Klubi hendbollistik i Trepçës e ka transferuar një lojtar të ri.

Mirëpo, ajo që bie në sy në fotografinë e prezantimit është kompleti që e ka veshur hendbollisti në fjalë, Yassine Ben Jouida.

Në foto shihet qartë që ai në fanellë bart numrin 4, ndërkaq në shorce numrin shtatë, përderisa fanella që ata e kanë prezantuar shfaq numrin 84.

Për më tepër, marka e fanellës është Hummel ndërkaq ajo e shorceve Nova.

Mirëpo gjithçka ka qenë e rastësishme dhe e paqëllimshme, pasi që Bujar Istrefi nga KH Trepça e ka shpjeguar për Klan Kosovën situatën me tre numra.

Ai ka thënë që lojtari kishte qenë në stërvitje dhe nga aty e kanë sjellë në zyrë ku edhe ka ngjarë spontanisht prezantimi i tij. Istrefi e ka konfirmuar që Jouida do ta bartë numrin 4, ndërkaq numri 84 të cilin ai e prezanton në fanellën në foto në të vërtetë është referencë ndaj tifozëve të klubit.

” Yassine Ben Jouida lojtar i TREPÇËS. Tuniziani  ka arritur sot në Mitrovicë, Jouida ka ardhë si përforcimi i parë i huaj për këtë edicion”, thuhet në njoftimin e klubit në Facebook.

“Ne synojmë që në këtë vit të jemi arrë e fortë në ligën tonë, përveç tunizianit do të ketë edhe një lojtar tjerët të huaj për këtë sezon”.

lajme të ngjashme