Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Hendboll, xhiroja e gjashtë rikthehet me ndeshje shumë interesante

NULL NULL
18.10.2022 19:47

Pas pushimit për shkak të aktiviteteve me ekipet kombëtare, këtë mesjavë zhvillohet xhiroja e ardhshme në Superligën e Kosovës në hendboll.

Në program është xhiroja e katërt. Tri ndeshje janë të mërkurën prej orës 19:00, ndërsa një është të enjten, po ashtu prej orës 19:00.

Dhe të gjitha ndeshjet pritet të jenë të forta, interesante dhe me rivalitet. Lëvizjet e fundit që i kanë bërë skuadrat pritet t’i shërbejnë forcimit të garës në Superligë.

Palestra “Minatori” në Mitrovicë do të jetë arenë e përballjes së rivalëve të moçëm, Trepçës e Kastriotit të Ferizajt. Të dy skuadrat llogaritin në pikë të reja dhe kjo garanton ndeshje të fortë deri në fund.

Deçani – Rahoveci dhe Vëllaznimi – Llapi janë dy ndeshjet tjera të së mërkurës mbrëma, që po ashtu pritet të jenë të mira për shikuesit.

Ndërkohë xhiron e mbyllë derbi i madh Besa Famgas – Prishtina, që luhet të enjten nga ora 19:00. Besa ka dominuar në vitet e fundit, por prishtinasit do të synojnë të ndërpresin serinë e pejanëve. Natyrisht Besa llogarit në dy pikë të reja.

Në Superligën e hendbollisteve të enjten nga ora 17:00 luhet ndeshja e mbetur e xhiros së katërt, përkatësisht derbi në mes të Ferizajt dhe Istogut.

lajme të ngjashme