Hendboll, Kosova pëson humbje nga Letonia NULL NULL 08.08.2022 19:10 08.08.2022 19:10 Kombëtarja U18 e Kosovës në hendboll (djemtë) ka nisur me ndeshje në Kampionatin Evropian të Divizionit B, që të hënën filloi në Riga të Letonisë. Kombëtarja jonë është përballur me kombëtaren nikoqire, ndërsa ka pësuar humbje me rezultat 37:17. Pas pjesës së parë, rezultati ishte 19:6. Ishte kjo ndeshja e parë zyrtare për këtë gjeneratë. Shpresohet për paraqitje më të mira në vazhdim të kampionatit. Ndeshjen e dytë kombëtarja jonë e luan të martën me Maqedoninë e Veriut.