Hendboll, Besa Famgas sot e nis kampanjën evropiane NULL NULL 30.10.2022 08:43 30.10.2022 08:43 Kampionia e Kosovës në hendboll, Besa Famgas e nis sot kampanjën evropiane për edicionin 2022/2023. Besa prej orës 15:00 luan në Helsinki ndaj skuadrës finlandeze IFK Handball Helsinki, transmeton Klankosova.tv. Është ndeshja e parë e raundit të dytë të Kupës Evropiane. Ndeshja e kthimit është pas një jave në Pejë. Te Besa Famgas janë shprehur optimist se do ta kalojnë Helsinkin. Skuadra kampione është e mobilizuar për rezultat të favorshëm në Helsinki, që në ndeshjen në “Karagaçi” të siguroi kualifikimin.