Helikopteri i policisë u shënjestrua me laser nga turma në Dublin NULL NULL 22.10.2025 08:01 22.10.2025 08:01 Një oficer policie është plagosur pas një nate protestash të dhunshme jashtë një hoteli për azilkërkues në Dublin, me gjashtë arrestime. Jashtë hotelit “Citywest” u hodhën tulla dhe fishekzjarrë, po ashtu edhe shishe qelqi dhe një furgoni të policisë i është vënë flaka. Komisioneri Justin Kelly tha se kjo padyshim nuk ishte një protestë paqësore. “Veprimet e kësaj mbrëmjeje mund të përshkruhen vetëm si dhunë banditeske. Kjo ishte një turmë e vendosur për dhunë. Tani do të fillojmë procesin e identifikimit të atyre që kryen krime dhe do t’i nxjerrim para drejtësisë ata që janë përfshirë në këtë dhunë.” Është nata e dytë e demonstratave pas një sulmi të dyshuar seksual në hotelit në orët e para të mëngjesit të së hënës. Disa nga turma hodhën gurë dhe sende të tjera mbi oficerët e rendit publik ndërsa ata i larguan protestuesit – dhe në vendngjarje u vendosën topa uji, shkruan Skynews, transmeton Klankosova.tv.