Helen Mirren tre “waxworks” në muzeun Madame Tussauds NULL NULL 31.07.2015 16:22 31.07.2015 16:22 British actor Helen Mirren (R) poses with a waxwork model of herself at Madame Tussauds in London, Britain, July 30, 2015. REUTERS/Peter Nicholls Aktorja britanike Helen Mirren, nuk ka një, por tre punime prej dylli në muzeun Madame Tussauds në Londër. 70 vjeçarja numëron më shumë se çdokush punime në shtëpinë e “kopjeve”. “Cila është e vërteta”, pyeti me shaka aktorja, derisa pozonte me njërën nga figurat, transmeton Klan Kosova. Punimet e shfaqin Mirren në rolet e saj më të rëndësishme – si detektivja Jane Tennyson në serinë televizive “I dyshuari kryesor” dhe si Mbretëresha Elizabeth II në “The Queen”, rol që i dha asaj Oskarin. Kurse kukull e tretë, e bërë në vitin 2010, tregon Mirren në një fustan të zi në qilim të kuq. “Është si unë të kem tri motra”, tha aktorja që së fundmi fitoi Tony Awardin e saj të tretë për rolin e Elizabeth II. Helen Mirren, e cila është konsideruar si një nga aktoret më të mëdha të kohës sonë, ka një karrierë tepër të suksesshme, si në film e televizion, ashtu edhe në teatër, e cila po vazhdon të zgjatë tash e 50 vjet, njoftoi Reuters, transmeton Klan Kosova.