Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Hekuran Morina u vra nga haraçexhinjtë, policia s’i doli ndihmë (VIDEO)

NULL NULL
14.09.2015 20:42

Aziz Morina, kushëriri i Hekuran Morinës, të riut që javën e kaluar u vra në Prizren, thotë se Hekuranit ia morën jetën haraçexhinjtë, sepse ai nuk deshi t’u paguajë atyre 70 mijë euro, njofton Klan Kosova.

Morina thotë se e ai menjëherë e kishte njoftuar policinë për kërcënimet e fajdexhinjve, por forcat e rendit nuk i dolën në ndihmë.

Ai tregoi se Hekuranin e kishte vrarë Bernard Prenlanza, i cili fillimisht e përcolli viktimën e tij.

Morina thotë se do kërkojë përgjigjej nga institucionet përgjegjëse për këtë rast, por nëse nuk e merr një të tillë, atëherë ai ka një zgjidhje tjetër.

Kronikë nga Arbresha Fazliu.

klankosova.tv

 

lajme të ngjashme