Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Hekuran Krasniqi: Kemi artistë me cilësi, por formimi i tyre duhet të jetë më i mirë (VIDEO)

NULL NULL
16.08.2025 13:41

I ftuar në “Weekend” në Klan Kosova, Hekuran Krasniqi ka rikthyer nostalgjinë e hitit “Mandarina”.

Krasniqi tha se pas luftës ishte një energji e madhe nga populli dhe integrim shumë të shpejtë, me njerëzit që e ndjenin lirinë.

Derisa shtoi se kohët e fundit po përpiqet të përshtatet, duke nënvizuar se kasti i gjeneratës së tij kanë pasur përgjegjësi karshi punës që e ka bërë.

“Kënga ime është një material që jeton në treg, është më rëndësi që çdo punë që bëhet me qenë e ndjerë. Jam mundu me punu në këtë mënyrë”, tha Krasniqi.

Ai ndër tjerash, deklaroi se ka njerëz që thithin energjinë e të tjerëve me praninë e tyre dhe këshilloi që të shmangen ambiente të tilla.

Hekurani theksoi se “kemi artista të padiskutueshëm”, por sipas tij formimi i tyre duhet të jetë më i mirë.

Ndiqeni videon për më shumë detaje:

lajme të ngjashme