Heidi Klum mban emrin e burrit në qafore, pak para dasmës NULL NULL 01.08.2019 12:00 01.08.2019 12:00 Heidi Klum preferon që ‘zemrën’ e saj ta bartë rreth qafës së saj. Supermodelja 46 vjeçare është duke i kaluar pushimet në Capri të Italisë me bashkëshortin e saj të ri Tom Kaulitz, pak para dasmës së tyre. Ajo është fotografuar të martën me një qafore që shkëlqente, por ajo që binte më shumë në sy është se në qafore shkruante emri i bashkëshortit të saj ‘TOM’ me shkronja të mëdha me gur diamanti. Ajo kishte veshur po ashtu edhe një fustan të bardhë të gjerë që e kishte veshur mbi bikine, ndërsa e kishte kombinuar me një çantë të markës Gucci me ngjyrë të njëjtë që kushton 1600 dollarë. Ylli i “Project Runway” duket se ka zgjedhur të vishet me rroba të stilit të nuseve, edhe sa është në pushime në Itali. Gjatë vikendit, ajo ka shpërndarë një fotografi në Instagram ku shihet e veshur me një palë pantollona të ngjitur me ngjyrë të bardhë dhe shumë të gjerë. View this post on Instagram Lots to smile about 😁❤️ ….. and be thankful for 🙏🏻🌞 A post shared by Heidi Klum (@heidiklum) on Jul 28, 2019 at 10:04am PDT Në ndërkohë, të hënën ajo ka vallëzuar me bashkëshortin e saj me një fustan të shkurtër, po ashtu të bardhë që e kishte kombinuar me një palë çizme kauboji me ngjyrë të njëjtë. View this post on Instagram Twirling into Tuesday ❤️ A post shared by Heidi Klum (@heidiklum) on Jul 30, 2019 at 12:24am PDT Klum dhe rokeri i “Tokio Hotel” janë martuar fshehurazi në muajin shkurt pas më shumë se një viti që ishin në lidhje dashurie.