Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Heidi Klum martohet edhe një herë – tash në jaht

NULL NULL
03.08.2019 09:30

Heidi Klum e ka puthur me shumë pasion bashkëshortin e saj Tom Kaulitz pasi ata janë martuar në një jaht luksoz në Capri – gjashtë muaj pasi janë kurorëzuar fshehurazi në Los Angeles.

Supermodelja 46 vjeçare kishte veshur një fustan të gjatë të bardhë nga dantella derisa ishte ulur afër ‘shpirtit të saj binjak’ në jahtin e famshëm Christina O, që dikur ishte në pronësi të bashkëshortit të ish-Zonjës së Parë Jackie Kennedy, Aristotle Onassis.

Kitaristi i “Tokio Hotel” dukej po ashtu mrekullueshëm i veshur me një sako ngjyrë të gjelbër dhe pantollona të bardha.

Çifti i lumtur ishte i shoqëruar nga katër fëmijët e Klum – Helene (15), Henry (14), Johan (12) dhe Lou (9).

Heidi Klum është martuar, larg syrit të publikut dhe mediave, me të fejuarin e saj Tom Kaulitz në një ceremoni shumë private në muajin shkurt.

TMZ kishte raportuar se çifti e kishte kurorëzuar dashurinë e tyre vetëm pak orë para se ta shijonin një darkë në Beverly Hills.

Data e dasmës ishte e njëjtë me datën kur ata ishin takuar për herë të parë – 22 shkurt.

Çifti e kishte shpallur fejesën e tyre në muajin dhjetor kur Klum e kishte treguar unazën e saj  me gur gjigant nga diamanti në rrjete sociale.

 

 

lajme të ngjashme