Heidi Klum e ka caktuar datën e martesës NULL NULL 07.02.2019 23:30 07.02.2019 23:30 Heidi Klum nuk bën shaka kur vjen puna te planifikimi i dasmës së saj. Supermodelja 45 vjeçare ka bërë të ditur në një intervistë për ET se ajo dhe i fejuari i saj Tom Kaulitz tashmë kanë caktuar datën për kurorëzimin e dashurisë së tyre. “Po, mendoj se ne kemi vendosur datën. Do ta kuptoni së shpejti, besoj”, ka thënë Klum pa zbuluar më shumë detaje. Anëtarja e jurisë në “America’s Got Talent” megjithatë ka thënë se planet e saj të dasmës megjithatë “po realizohen duke ardhur drejt fundit”. “Ne jemi dy gjermanë – do të jetë një dasmë shumë e organizuar dhe gjithçka do të jetë në kohë. Shumë, shumë në kohë dhe jashtëzakonisht e organizuar”, ka thënë ajo me shaka. Modelja dhe kitaristi i Tokio Hotel janë fejuar në muajin dhjetor duke e bërë të ditur këtë lajm, me plot entuziazëm, në rrjetet sociale. Çifti do ta festojnë Shën Valentinin për herë të parë këtë vit si të fejuar. Megjithatë, për Klum ” çdo ditë është Shën Valentin me mashkullin e saj”. “Çdo ditë është Shën Valentin, me të”, kishte deklaruar ajo në një intervistë.