Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Heathrow” u paralajmërua për telashet me rrymën disa ditë para mbylljes

NULL NULL
02.04.2025 16:52
Foto: PA Media

Aeroporti “Heathrow” u paralajmërua për “paqëndrueshmërinë” e sistemit të tij të furnizimit me energji elektrike disa ditë para një zjarri që mbylli aeroportin për më shumë se një ditë muajin e kaluar.

Shefi i një grupi që përfaqësonte avio-kompanitë i tha një grupi deputetësh britanikë të mërkurën se ai foli me “Heathrow” më 15 mars për shqetësimet e tij dhe përsëri më 19 mars, raporton BBC, transmeton klankosova.tv.

Shefi i Komitetit të Operatorëve të Aviokompanive “Heathrow”, Nigel Wicking, tha se ai paraqiti raste të “vjedhjes së telave dhe kabllove rreth një pjese të furnizimit me energji elektrike”, të cilat ai tha se ndalën përkohësisht dritat e pistës, të cilat janë kritike për sigurinë e pasagjerëve.

Por shefi i aeroportit “Heathrow”, Thomas Woldbye tha se zjarri ishte një “ngjarje e papritur” me “pasoja të mëdha” që ishte “i vështirë për t’u përballuar”.

Woldbye u kërkoi falje më shumë se 300,000 pasagjerëve, udhëtimet e të cilëve u ndërprenë nga mbyllja më 21 mars.

Aeroporti u mbyll pas zjarrit në një nënstacion elektrik. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme