Haziri: Opozita po e dëmton demokracinë tonë të re NULL NULL 10.03.2016 18:11 10.03.2016 18:11 Kryetari i Komunës së Gjilanit dhe njëherit nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, po cilëson se opozita kosovare, po i bën dëm sistemit demokratik në Kosovë me veprimet që po ndërmerr tash e disa muaj në pengim të punës së Kuvendit të Kosovës. “Kuvendi i Kosovës është organi më i lartë kushtetues. Qëllimi i oppzitës është që të shkaktohet denormalitet, defunksionalitet dhe të shkaktohen shqetësime te qytetarët”, ka thënë Haziri në Info Magazine të Klan Kosovës. “Metodat e opozitës janë të paqëlluara dhe jo të mira për demokracinë tonë të re parlamentare. Kryeministri Mustafa ka bërë vendime politike karshi kërkesave të opozitës, si shkarkimin e Jabllanoviqit”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Policia konfirmon raportimin e Klankosova.tv: Mesazhi për bombë dyshohet se erdhi nga Serbia 05/07/2025
Kosova Temperaturat e larta, MPB me vendim ndalon ndezjen e zjarreve në ambiente të hapura 05/07/2025
Kosova Osmani: Mbrojtja e të drejtave të pacientëve, indikator i rëndësishëm i funksionimit demokratik të shtetit 05/07/2025