Haziri në Steelwings MC Gjilani NULL NULL 24.05.2015 21:02 24.05.2015 21:02 Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri ka përgëzuar qytetin e tij për organizimin e ngjarjes “Steelwings MC Gjilani”. Ai përveç përkrahjes ka marrë pjesë edhe vet në këtë ngjarje, transmeton Klan Kosova. “Gjilani është i hapur dhe mirëpret ngjarjet si “Steelwings MC Gjilani”, e cila e ka dhënë hijeshi qytetit. Është shumë e rëndësishme që Gjilanin po e shndërrojmë në një qendër të zhvillimeve rekreative, kulturore, e sportive. Këtë ngjarje do ta cilësoja edhe si Panair ndërkombëtar të motoristëve”, ka shkruar Haziri në Facebook.