Haziri nderohet me mirënjohje nga Green Art Center NULL NULL 29.06.2015 20:28 29.06.2015 20:28 Pas mirënjohjes që ka marrë nga organizata gjermane GIZ, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, është nderuar sot me mirënjohje nga Green Art Center - Prishtina (GAC). Mirënjohjen ia ka dorëzuar kryetarit Haziri themeluesi i “GAC”, Lorik Muçaj, me motivacionin për “përkrahjen e nismave mjedisore në Komunën e Gjilanit si dhe angazhimin e tij në zhvillimin e kapaciteteve komunale që ofrojnë mundësi për edukim mjedisor dhe një mjedis më të pastër”. Kryetari Haziri e ka falënderuar organizatën “GAC” për mirënjohjen, ndërsa theksoi se ky është edhe një motiv për të dhënë kontributin me krejt qenien e tij në shërbim të qytetetarëve për t’ua bërë jetën më të mirë. Haziri i ka ofruar mbështetjen e tij maksimale kësaj organizate gjatë veprimtarisë së tyre në Komunën e Gjilanit. Ndërkaq, Lorik Muçaj, përfaqësues i “GAC” tha se Green Art Center – Prishtina në Komunën e Gjilanit synon të trajtoj problematika të ndryshme zhvillimore, bashkërendim të aktiviteteve me pushtetin lokal për të ofruar shërbime më të mira për qytetarët, dizajnimin dhe implementimin e projekteve në bashkëpunim me Kuvendin komunal etj. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 28/03/2024