Haziri: Kosova s’ka komoditet për të shkuar në zgjedhje NULL NULL 06.07.2025 10:24 06.07.2025 10:24 Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri. Foto: FB Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri është shprehur kategorik kundër zgjedhjeve të reja të jashtëzakonshme pas atyre të 9 shkurtit. Haziri ka thënë se nuk ka votë për shpërndarje të legjislativit, pasi vendi, siç thotë ai, nuk ka komoditet për zgjedhje të reja çdo tre muaj. “Unë nuk jap votë për shpërndarje. Kosova s’ka komoditet me shkuar në zgjedhje sa herë kërkesat dhe egot e liderëve politikë, në këtë rast të liderit të partisë së parë, janë për agjenda të fshehura politike. S’besoj që ka deputetë të arsyeshëm dhe mandat legjitim, përveç disave që kanë hyrë me vota të manipuluara dhe të vjedhura. Të tjerët nuk pranojnë të hyjnë në aranzhmane të tilla. Kosova nuk është shumë e pasur që çdo tre muaj të harxhojë kah shtatë milionë euro në zgjedhje”, deklaroi Haziri për Kosova Press, transmeton Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Policia konfirmon raportimin e Klankosova.tv: Mesazhi për bombë dyshohet se erdhi nga Serbia 21 orë më parë
Kosova Osmani: Mbrojtja e të drejtave të pacientëve, indikator i rëndësishëm i funksionimit demokratik të shtetit 1 day