Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Haziri: Frikë se dështimi i seancave të bëhet treshifror, s’ka zgjidhje pa marrëveshje politike

NULL NULL
18.06.2025 08:16

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka komentuar dështimin e 33-të të seancës për Kuvendin, duke theksuar se situata kërkon zgjedhje politike dhe bashkëpunim mes partive.

Haziri tha për EO se pa marrëveshje politike, problemi nuk mund të zgjidhet përmes procedurave.

“Situata në të cilën gjendemi kërkon zgjedhje politike. I kemi tri opsione, njëri prej të cilëve është ai i kryetarit të LDK-së. 15 pika janë propozuar, partitë e tjera që besojnë të jenë pjesë e këtij propozimi opsional i një qeverie kalimtare mund të propozojnë çështje të tjera është i hapur që të kalojmë këtë fazë kalimtare bashkërisht. Pa një marrëveshje politike situata si e tillë nuk mund të zgjidhet përmes procedurave apo çështjeve procedurale”, tha ai.

Haziri shtoi se mosmenaxhimi i suksesit të 9 shkurtit të partisë së parë fituese është dështim i madh dhe se është momenti i fundit për të marrë përgjegjësi dhe për të gjetur një formulë politike që do të zgjidhë krizën.

“Po të mendohet racionalisht dhe po të fillohet të bëhet vlerësim politik nuk i konvenon situata në mënyrë absolute. Mosmenaxhimi i suksesit të 9 shkurtit për partinë e parë është për të menduar ku është problemi. Është një përgjegjësi e tyre që të bëjnë zgjidhje. Kjo është fryma kushtetuese që detyron bashkëpunim. Mosmenaxhimi i suksesit është dështim më i madh se gjithçka tjetër në politikë”, tha ai.

Sipas tij, mandati i deputetëve po bllokohet, duke i vendosur në një pozitë shumë të ndërlikuar, duke shtuar se është koha për përgjegjësi të madhe, ku partia kryesore duhet të marrë iniciativën për të gjetur një rrugë dhe marrëveshje politike.

“Frika është që të mos shkojë në treshifror. Është bërë situatë e neveritshme, e papranueshme, e vështirë edhe për ne, sepse nuk po mund ta ushtrojmë mandatin tonë. Dhe na vë në një pozitë shumë të vështirë politike. Është momenti i fundit që vërtet të thirremi për përgjegjësinë që kemi para njerëzve, të gjejmë një formulë politike. Partia e parë është përgjegjëse ta gjejë një rrugë dhe një marrëveshje politike në mënyrë që të implementohet”, deklaroi Haziri, transmeton Klankosova.tv

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.