Haziri anëtarëson Gjilanin në një organizatë europiane NULL NULL 15.10.2015 14:50 15.10.2015 14:50 Lutfi Haziri, kryetari i Komunës së Gjilanit, ka bërë të ditur se qyteti që drejton është zyrtarisht i anëtarësuar në Konventën e Kryetarëve në Parlamentin Europian. “Sot, zyrtarisht e kam nënshkruar anëtarësimin e Komunës së Gjilanit në Konventën e Kryetarëve në Parlamentin Europian. Urime gjilanas”, ka shkruar Haziri në profilin e tij në Facebook. Konventa e Kryetarëve në Parlamentin Europian është një lëvizje europiane e cila përfshinë autoritetet regjionale dhe lokale që në mënyrë vullnetare përkushtohen në promovimin e energjisë efiçiente dhe në ruajtjen e burimeve të ripërtëritshme në territoret e tyre. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Policia konfirmon raportimin e Klankosova.tv: Mesazhi për bombë dyshohet se erdhi nga Serbia 05/07/2025
Kosova Temperaturat e larta, MPB me vendim ndalon ndezjen e zjarreve në ambiente të hapura 05/07/2025
Kosova Osmani: Mbrojtja e të drejtave të pacientëve, indikator i rëndësishëm i funksionimit demokratik të shtetit 05/07/2025