Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Haxhiu propozon që diasporës t’i mbesin vendet e rezervuara në Kuvend

NULL NULL
19.11.2020 21:31

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK),Teuta Haxhiu, ka thënë se është i mangët ligji për diasporën në Kosovë.

Këto ajo i deklaroi në seancën e sotme, në emër të Grupit Parlamentar të AAK-së, ku u diskutua për një plotësim-ndryshim të Ligjit për zgjedhjet e përgjithshme, e ku u përmend shumë herë edhe Ligji për diasporën, transmeton Klan Kosova.

“Për ata që nuk e dinë, ekziston Ligji për diasporën dhe ai ligj fatkeqësisht është shumë i mangët, sado që është miratuar në legjislaturën e parë. Kam qenë pjesë e komisionit dhe vërtet është një ligj që kërkon plotësim-ndryshim”.

Tutje Haxhiu u shpreh se Ligji për diasporën duhet të jetë në harmoni edhe me ligjin për zgjedhjet e përgjithshme, e ky ligj sipas saj duhet të plotësohet në Kuvend.

“Në ligjin për zgjedhjet e përgjithshme unë personalisht si një anëtare e Grupit të Grave deputete dhe si nënkryetare e subjektit tim politik dhe si zëvendëskryetare e Shefit të Grupit Parlamentar edhe si deputete në katër legjislatura kërkoj që Ligji për barazi gjinore të jetë në harmoni me Ligjin për zgjedhjet e përgjithshme”.

“Nuk është një nismë që rregullon diçka, andaj nuk mund ta përkrahim dhe ju ftoj që bashkërisht, e që do t’i keni të gjitha nënshkrimet e Grupit Parlamentartë AAK-së, dhe ta bëjmë një reform të mirëfilltë në mënyrë që diasporës sonë t’iu mbesin vendet e rezervuara që të jenë përfaqësuesit e tyre në Kuvendin e Kosovës”, përfundoi Haxhiu.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.