Haxhiu për arrestimin e Mujecit, kërkon “dënimin e institucioneve” NULL NULL 15.08.2023 17:20 15.08.2023 17:20 Albulena Haxhiu Lëvizja Vetëvendosje e ka përjashtuar nga partia asamblistin Besnik Mujeci, i cili u arrestua në Shqipëri si i dyshuar për trafikim me drogë. E pas këtij vendimi, ka reaguar edhe ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, e cila vjen nga e njëjta parti. Me këtë rast ajo ka kërkuar dënimin e institucioneve. “Veprimet për të cilat është arrestuar Besnik Mujeci janë krime të rënda dhe institucionet e drejtësisë duhet ta marrin dënimin e merituar!”, shkroi ajo në Facebook. Megjithatë, duket se është gabim nga ngutia për të reaguar.