Haxhiu: Kam kërkuar që t’u ndahen shtesa edhe zyrtarëve të Shërbimit Korrektues NULL NULL 29.03.2020 19:23 29.03.2020 19:23 Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka dhënë një sqarim për zyrtarët korrektues që kanë qenë direkt të lidhur me zbatimin e masave kundër pandemisë COVID – 19. Haxhiu përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ka kërkuar nga drejtori i ShKK-së raport për zyrtarët e shërbimit korrektues që kanë qenë të përfshirë në masat kundër koronavirusit. Ajo ka bërë të ditur se ka kërkuar nga ministri në detyrë i Financave, Besnik Bislimi që t’u ndahen shtesa edhe zyrtarëve korrektues. Postimi i plotë: Sqarim për zyrtarët korrektues që kanë qenë direkt të lidhur me zbatimin e masave kundër COVID – 19 Të premten, Ministri i Financave, z.Besnik Bislimi, ka bërë të ditur shtesat që do t’i ndahen punonjësve shëndetësor, policëve dhe zjarrëfikësve. Pas kërkesave të shumta nga zyrtarët e ShKK, po atë ditë i kam shkruar zyrtarisht Ministrit të Financave dhe kam kërkuar gjetjen e mundësive që edhe shërbimi korrektues të jetë i përfshirë në pakon e planifikuar. Kam kërkuar poashtu nga drejtori i ShKK, raport për zyrtarët që kanë qenë direkt të ndërlidhur me zbatimin e masave kundër COVID në burgje. Pas dorëzimit të këtij raporti, të njëjin do ta përcjellë edhe në Ministri të Financave dhe së bashku do të shohim mundësitë e përfshirjes së tyre. Personeli i shërbimit korrektues, deri tani ka qenë në krye të detyrës dhe ka qenë i përkushtuar për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të burgosurve prandaj do ta kenë mbështetjen time, jo vetëm tani por në vazhdimësi sepse në agjenden time legjislative ka qenë prioritet edhe procedimi në Kuvend i ligjit të veçantë për Shërbimin Korrektues të Kosovës. Fatkeqësisht atyre që nuk iu përshtatet përparimi, rrëzuan Qeverinë, duke tentuar të ndalnin edhe këtë ligj por edhe ligjin për administratën e sistemit të drejtësisë, atë të konfiskimit, vetingun dhe shumë reforma të tjera. Por siç e dini, kjo është vetëm një vonesë të cilën do ta kapërcejmë së bashku. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Policia konfirmon raportimin e Klankosova.tv: Mesazhi për bombë dyshohet se erdhi nga Serbia 05/07/2025
Kosova Temperaturat e larta, MPB me vendim ndalon ndezjen e zjarreve në ambiente të hapura 05/07/2025
Kosova Osmani: Mbrojtja e të drejtave të pacientëve, indikator i rëndësishëm i funksionimit demokratik të shtetit 05/07/2025