Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Haxhiu i ashpër me qeverisjen e Kurtit: Pushtetarët më të pasur se qytetarët (VIDEO)

NULL NULL
04.12.2025 23:55

Ish-deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, është shprehur i ashpër ndaj qeverisjes së Albin Kurtit.

Haxhiu tha se Kurti ka dështuar në udhëheqje dhe se qeveria e tij ka qenë e përfshirë në shumë skandale.

Në “Edicionin Special”, ai deklaroi se pushtetarët aktualë kanë fituar më shumë para sesa qytetarët.

“Kanë këta që janë në Qeveri. Po, këta që janë në qeveri vërtetë që kanë bërë më shumë se çdo qytetar, se çdo biznesmen në Kosovë, sepse bizneset tona po ikin nga Kosova në vendet fqinje, disa prej tyre kanë filluar të operojnë suksesshëm në vendet e Bashkimit Evropian, për shkak të pamundësisë së zhvillimit të tyre dhe për shkak të degradimit të ekonomisë tonë nga kjo qeveri”, tha Haxhiu në Klan Kosova.

“Po flasim për dështime, skandale, degradime dhe për një rrënim të reputacionit të shtetit të Kosovës në arenën ndërkombëtare”, theksoi ai.

Ndryshe, Haxhiu sot njoftoi se do t’i hyjë sërish garës për deputet me Partinë Demokratike të Kosovës

lajme të ngjashme