Hawkins nderohet në ceremoninë e çmimeve Grammy NULL NULL 04.04.2022 19:18 04.04.2022 19:18 Bateristi i ndjerë i Foo Fighters, Taylor Hawkins, është nderuar mbrëmë në ceremoninë e çmimeve “Grammy”, pas vdekjes së tij tragjike në moshën 50-vjeçare. Ata e transmetuan një video përkujtimore, përcjellë me këngën e bendit të tij “My Hero”. Në video shfaqej Hawkinsi si frontmen, pasi që shpesh i ndërronte rolet me vokalistin Dave Grohl. Ai u gjet i vdekur në dhomën e tij të hotelit në Bogota të Kolumbisë, pasi dyshohet të ketë marrë një mbidozë droge.