Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Havolli: Biden do flas për tema aktuale, sigurisht

NULL NULL
15.08.2016 23:40

Sokol Havolli, këshilltari i Kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë në Ora e Fundit në Klan Kosova se zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vizitën e tij në Kosovë do të flas për tema aktuale politike në vend.

Havolli, i pyetur se a to ta trajtojë Joe Biden çështjen e Demarkacionit, pohoi se temat aktuale sigurisht se do të jenë pjesë e bisedimeve.

“Sigurisht që zotëri Biden do të flas për tema aktuale politike, por tani nuk mund të them saktësisht se cilat janë ato”, ka thënë Havolli.

Ai, duke komentuar ardhjen e Biden në Kosovë, ka thënë se me këtë vizitë rikonfirmohet fuqishëm mbështetja amerikane për kosovarët.

“Një lajm shumë i mirë vizita e Biden në Kosovë. Vizita të tilla e rikonfirmojnë shumë fuqëishëm se SHBA-të janë përkrahës të jashtëzakonshëm të Republikës së Kosovës. Prandaj jemi të lumtur për këtë vizitë”.

Havolli ka pohuar se është i bindur se njeriu i dytë i SHBA-ve edhe njëherë do të tregojë se amerikanët përkrahin këtë model të tanishëm të Demarkacionit.

“Shtetet e Bashkuara kanë treguar se shënijmi i vijës kufitarë është bërë në mënyrë të rregullt dhe presim konfirmim edhe nga zëvendëspresidenti”.

klankosova.tv

 

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.